Vdes një fëmijë nga tërmeti i fuqishëm në Zagreb
BILLI

Lexo edheNjë tërmet i fuqishëm e ka goditur Zagrebin, kosovari tregon momente të tmerrshme

Zyrtarët shëndetësorë në Kroaci kanë njoftuar se një fëmijë 15-vjeçar ka vdekur nga tërmeqi që e goditi kryeqytetin kroat në mëngjesin e së dielës.
“Një ekip mjekësor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe nën rrënoja e ka gjetur një fëmijë pa shenja jete”, tha Zarko Rasiq, kryetar i Institutit të Mjekësisë Emergjente në Zagreb.
Sipas Qendrës Gjermane për Gjeoshkenca, GFZ, tërmeti ka ndodhur në pjesën veriore të Zagrebit, me ç’rast janë dëmtuar ndërtesat dhe veturat që ndodheshin afër tyre, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Lexo edheNjë tërmet i fuqishëm e ka goditur Zagrebin, kosovari tregon momente të tmerrshme
Përpos këtyre dëmeve, tërmeti i ka shkaktuar edhe disa zjarre. Shumë njerëz kanë dalë në rrugë nga frika e dridhjeve të tjera.