Vdes një 34 vjeçar -zyrtar në Komunën e Shtimes, ishte diagnostifiku me koronavirus
03

Lexo edheMoti sot, me shi dhe shkarkime rrufesh

Komuna e Shtimes njoftoi për humbjen e një zyrtari të saj, Afrim Tafa, në moshën 34-vjeçare.
Kryetari i kësaj komune, Naim Ismajli, pohoi se Tafa ishte i prekur me Covid-19.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e bashkëpunëtorit dhe kolegut Afrim Tafa i cili si pasojë e virusit COVID19 sot ndërroi jetë.

Lexo edheMoti sot, me shi dhe shkarkime rrufesh
Këto ditë që vazhdimisht kisha kontakte përmes telefonit me personelin mjekësor dhe familjarët e tij, shpresoja që Afrim djali si e quaja unë do ta përballonte këtë sfidë, por ja që Afrimi nuk ia doli dhe na mërziti shumë, sepse si i ri që ishte, dhe një djalë me shumë urtësi e energji për jetën i duhej akoma familjes, shoqërisë dhe vendit”, tha Ismajli.
Në emër të Komunës së Shtimes, Simajli i ka shprehur ngushëllime familjes Ismajli.