back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditVdes një 34-vjeçar në bregdetin e Durrësit, një 31-vjeçare në gjendje të...

Vdes një 34-vjeçar në bregdetin e Durrësit, një 31-vjeçare në gjendje të rëndë, dërgohet për në spital

Të ngjajshme

Kosova dhe Britania së shpejti me marrëveshje strategjike në mbrojtje, siguri dhe tregti

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, është takuar me ambasadorin...

Ish-deputeti kthehet në garën për parlament

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Visar Hoti do të...

Inspektorati i Punës mbyll një biznes në Vushtrri

Inspektorati Qendror i Punës ka urdhëruar mbylljen e përkohshme...

Një ngjarje tragjike ka ndodhur paraditen e sotme në Durrës.

Një 34-vjeçar deklarohet se ka vdekur, ndërsa vajza, 31 vjeç u transportua me ambulancë në spital, në gjendje të rëndë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:15, të datës 01.06.2025, shërbimet e Policisë Kufitare Port Durrës janë njoftuar se, në zonën përballë Shkëmbit të Kavajës, dy shtetas që lundronin me një mjet lundrues Jet Ski, dyshohet se gjatë manovrave kanë humbur kontrollin mbi mjetin lundrues dhe kanë rënë në ujë.

Shërbimet e Policisë Kufitare, pas njoftimit të marrë, kanë shkuar me mjet lundrues menjëherë në ndihmë të dy shtetasve që kishin rënë në ujë, duke bërë transportimin e tyre për në port, me qëllim transportimin drejt spitalit. Nga verifikimet paraprake të ekipit të urgjencës së spitalit, që ishte në pritje në port, rezultoi se njëri prej shtetasve që lundronin me Jet Ski, konkretisht shtetasi S. O., 34 vjeç, banues në Angli, kishte humbur jetën, ndërsa shtetasja V. B., 31 vjeçe, banuese në Angli, u transportua menjëherë për në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz