Vdes nga koronavirusi ish-ushtari i UÇK-së
BILLI

Lexo edheRikthehen temperaturat e nxehta gjatë kësaj jave

Koronavirusi po vazhdon të marrë jetë njerëzish.
Dega e OVL të UÇK-së në Pejë ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë ish-ushtari Bajrush Berisha pasi ishte prekur nga virusi Covid.
Dega ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen për të ulur rrezikun që të preken nga virusi.

Lexo edheRikthehen temperaturat e nxehta gjatë kësaj jave
“Sapo morëm lajmin e hidhur që ka ndërruar jetë bashkëluftëtari jonë Bajrush Berisha nga fshati Kosuriq, pas një beteje të gjatë me Covid19.”, thuhet në njoftim.“Të dashur bashkëluftëtarë, të dashur qytetarë. Ju lutemi që të vaksinoheni. Nga virusi po vdesin të dashurit tonë. Nga vaksina nuk po vdes askush”, thuhet tutje.