Vdes nga koronavirusi diplomati i ambasadës britanike (FOTO)
01

Lexo edheIsh deputeti Labinot Tahiri mbledh afro 200 mijë euro, deputetët aktual bëhen “copa” me njëri-tjetrin në Kuvend

Një diplomat i lartë britanik ka vdekur pas kontraktimit të koronavirusit.
Steven Dick, nënkryetar i misionit në ambasadën britanike në Budapest, ndërroi jetë të martën pasi testoi pozitivisht për sëmundjen COVID-19, njofton Klan Kosova.
Zyra e Jashtme tha se stafi ishte “thellësisht i trishtuar” nga vdekja e 37 vjeçarit nga koronavirusi, dhe prindërit e tij thanë se ai kishte qenë “shumë i lumtur që përfaqësonte vendin tonë jashtë shtetit”.

Lexo edheIsh deputeti Labinot Tahiri mbledh afro 200 mijë euro, deputetët aktual bëhen “copa” me njëri-tjetrin në Kuvend
Në një deklaratë, Steven dhe Carol Dick thanë se “Stiven ishte një djalë, nip dhe stërnip shumë i dashur’’.
“Ai ishte i sjellshëm, qesharak dhe bujar’’.
‘’Jemi të shkatërruar nga humbja e tij dhe të kërkojmë intimitet në këtë kohë tragjike.”