Aksidentimi i një këmbësori përfundoi sot me fatalitet në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Borovci tha për IndeksOnline se aksidenti ndodhi rreth orës 18:30 në fshatin Llazarevë, ku një këmbësor 53 vjeç u godit për vdekje nga një veturë.
“Njësia rajonale e trafikut rrugor, së bashku me të gjithë mekanizmat relevant, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri tek aksidenti” deklaroi Borovci.
Ky i fundit shtoi se i dyshuari është ftuar për intervistim nga ana e policisë, dhe me rekomandim të prokurorit, ndaj tij u iniciua hetim për veprën penale “Kanosja”.
I njëjti më pas u lirua në procedurë të rregullt./IndeksOnline/