back to top
Wednesday, December 10, 2025
BallinaLajmeVdes ish-ushtari i UÇK-së

Vdes ish-ushtari i UÇK-së

Të ngjajshme

Nagavci: Çdo fëmijë duhet të ndihet i sigurt, i respektuar dhe i përkrahur

Është mbajtur ceremonia përmbyllëse e projektit trevjeçar “Veprimi Kundër...

WhatsApp tani të ofron tre mundësi të reja për thirrjet

WhatsApp po prezanton disa veçori të reja për thirrjet....

Gjatë ditës së sotme ka ndërruar jetë Miftar Raci, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur bashkëluftëtari i tij, Rexhep Selimi, në llogarinë e tij në Facebook.

Selimi ka thënë se Raci jetoi me nderë e me krenari, duke qenë një burrë patriot e bujar, shkruan Reporteri.net.

Njoftimi i plotë i Selimit:

U nda nga jeta MIFTAR HAJRË RACI nga Siqeva.

Jetoi me nderë e me krenari, duke qenë një burrë patriot e bujar.
Me pushkën gjithmonë pranë, Baci Miftar e nderoi familjen dhe konakun e tij, atë konak ku priti Adem e Hamëz Jasharin me shokë, aty ku u priten me bujari shumë heronj e luftëtarë të Lirisë, atë konak që e ktheu në qerdhe të luftëtarëve të UÇK-së.
Emri i tij do të kujtohet gjithmonë me respekt e nderim nga gjithë ata që e njoften.
E kisha për nderë që bashkë me shumë shokë e bashkëluftëtarë të kalonim kohë te gjatë bashkë me Bacin Miftar Hajrën.
Lavdi jetës së tij.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz