Vdes ish-kryetari i Istogut, Haki Rugova
01

Lexo edhe‘Fluturojnë’ çmimet e vajit, 2.29 euro 1 litër vaj

Ish-kryetari i Istogut, Haki Rugova, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.
Rugova ka ndërruar jetë papritmas mëngjesin e sotëm, në moshën 65-vjeçare.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi.
Ndërsa, edhe ish-kandidati për kryetar të Istogut, Gani Dreshaj, i ka shprehur ngushëllime familjes Rugova përmes një postimi në Facebook.

Lexo edhe‘Fluturojnë’ çmimet e vajit, 2.29 euro 1 litër vaj
Haki Rugova ishte Kryetar i Komunës së Istogut për tri mandate që nga viti 2010 deri në vitin 2021.
Rugova ishte aktualisht kryetar i degës së LDK-së në Istog, ndërsa për shumë vite ka qenë edhe nënkryetar i LDK-së në nivel të përgjithshëm.