back to top
Wednesday, August 6, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditVdes Ion Iliescu, udhëheqësi i parë postkomunist i Rumanisë

Vdes Ion Iliescu, udhëheqësi i parë postkomunist i Rumanisë

Të ngjajshme

Eskalon G Bani me fjalë fyese pasi iu anulua koncerti në Drenas dhe u padit

Këngëtari G Bani ka eskaluar përmes një videoje pasi...

Vdes Ion Iliescu, udhëheqësi i parë postkomunist i Rumanisë

Ish-presidenti i Rumanisë, Ion Iliescu – një nga figurat...

Dua Lipa nis pushimet në jug të Shqipërisë pas përmbylljes së Festivalit Sunny Hill

Pas përmbylljes së edicionit të sivjetmë të Festivalit Sunny...

Ish-presidenti i Rumanisë, Ion Iliescu – një nga figurat më me ndikim, por gjithashtu më kontroverse të periudhës postkomuniste të Rumanisë – ka vdekur në Bukuresht më 5 gusht, në moshën 95-vjeçare.

Ish-presidenti ishte shtruar në spital që nga 9 qershori, dhe mjekët e kishin diagnostikuar me kancer në mushkëri.

Në një komunikatë zyrtare, Qeveria njoftoi me “keqardhje të thellë” vdekjen e Iliescut dhe u shprehu ngushëllime familjes dhe miqve të tij.

I dashur nga disa dhe i refuzuar nga të tjerë, Iliescu ishte një nga politikanët më kontrovers në periudhën demokratike që pasoi përmbysjen e diktatorit të kamotshëm, Nicolae Ceaușescu, në dhjetor të vitit 1989.

Iliescu kishte qenë ministër në qeveri para se të anashkalohej nga Ceaușescu në fillim të viteve ‘70. Në dhjetor të vitit 1989, ai u paraqit si kundërshtar i regjimit të Ceaușescut dhe doli në krye të Frontit të Shpëtimit Kombëtar, një grup që mori kontrollin e vendit pasi Ceaușescu dhe bashkëshortja e tij u rrëzuan dhe u ekzekutuan.

Anëtarësimi i Rumanisë në NATO dhe BE

Në maj të vitit 1990, ai u bë presidenti i parë i zgjedhur lirshëm i Rumanisë, duke shërbyer deri në vitin 1996.

Mandati i tij, megjithatë, u njollos nga transferimi i përgjakshëm i pushtetit, ku u vranë 862 njerëz, dhe nga vendimi i tij për t’i mobilizuar minatorët grevistë për t’i shtypur me dhunë protestat kundër Qeverisë në qershor të vitit 1990, çka u konsiderua nga shumëkush si përpjekje për të qëndruar në pushtet.

Në vitin 2018, ai u akuzua për krime kundër njerëzimit për rolin e tij në ato ngjarje të dhunshme. Çështja u shty disa herë, por në vitin 2023, Gjykata e Apelit vendosi që gjyqi të vazhdojë.

Në mandatin e tij të dytë, nga viti 2000 deri në vitin 2004, Iliescu luajti rol të rëndësishëm në avancimin e anëtarësimit të Rumanisë në Bashkimin Evropian. Gjatë presidencës së tij, Rumania gjithashtu nënshkroi traktatin e anëtarësimit në NATO në vitin 2004, dhe vendi iu bashkua aleancës ushtarake pak para se ai të largohej nga posti.

Në njoftimin për vdekjen e Iliescut, Qeveria bëri të ditur se hollësitë për varrimin shtetëror të ish-presidentit do të bëhen publike në ditët në vijim.

Data 7 gusht është shpallur ditë zie kombëtare në Rumani. /REL

- Advertisement -

Të Fundit