Vdes Halime Nura, nëna e komandantit dhe veteranit të UÇK-së
BILLI

Lexo edheÇifti nga Peja që humbi jetën nga përmbytjet në Gjermani kishin plan të ndërtojnë shtëpi në Kosovë

Halime Nura, e ëma e Komandatit të UÇK-së Jakup Nura, ka vdekur sot, raporton Gazeta Express.
Lajmin për vdekjen e saj e dha kandidati për kryetar të Skenderajt, Sami Lushtaku, përmes një postimi në Facebook.
Lushtaku shprehu ngushëllime për vdekjen e saj, duke thënë se ajo ishte si nënë e të gjithë grupit themelues të UÇK-së.
“Ajo si një grua e zonja, shumë herë na ka ushqyer e na ka strehuar në shtëpinë e Jakupit në Prelloc. Duke qenë burrëreshë sypatrembur, na motivonte e na uronte gjithmonë më fjalët më të mira që i buronin nga shpirti i saj.

Lexo edheÇifti nga Peja që humbi jetën nga përmbytjet në Gjermani kishin plan të ndërtojnë shtëpi në Kosovë
Ngushëllimet më të thella bashkëluftëtarit tim Jakup Nura dhe gjithë familjes Nura. Nëna Halime pushoftë në paqe!”, shkroi Lushtaku.