Vdes gruaja në QKUK e cila u aksidentua ditë më parë
03
Lexo edheSulmohen dy persona, njëri lëndohet aksidentalisht duke shtënë me armë
Një grua ka ndërruar jetë dje në QKUK pasi nuk mundi t’i përballonte lëndimet që kishte marrë nga aksidentit që i ndodhi më 17 qershor në Vushtrri.
Kjo u bë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, njofton Klan Kosova.
Sipas Policisë trupi i pajetë është dërguar për obduksion me vendim të prokurorit.

Lexo edheSulmohen dy persona, njëri lëndohet aksidentalisht duke shtënë me armë
“Lidhur me rastin me 21.06.2019, në QKUK ka ndërruar jetë viktima femër K-Shqiptare e aksidentuar me 17.06.2019. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.
Në aksidentin e 17 qershorit të përfshira ka qenë personi në fjalë dhe një veturë me targa vendore.