Një 10-vjeçare vdiq pasi u plagos rëndë kur vela në të cilën ndodhej u përplas nga një barkë pranë Majamit.
Familja e Arielle Buchman tha të dielën se vajza e vogël vdiq nga plagët e saj pas aksidentit që përfshiu një varkë me vela të Miami Youth javën e kaluar në Gjirin Biscayne, raporton CBS News.
Dy vajza të tjera të vogla në varkë humbën jetën gjithashtu. Një e tretë është ende në spital. Një pasagjere dhe instruktori nuk u lënduan.
Arielle ishte në bordin e varkës me viktimat e tjera Erin Ko Han, 13-vjeç, dhe Mila Yankelevich, 7- vjeç, të hënën e kaluar kur ajo u përplas me një barkë të madhe pranë Ishullit Biscayne.
Roja Bregdetare po drejton aktualisht një hetim për shkakun e përplasjes me barkën, e cila po mbështeste ndërtimin përgjatë bregdetit.
“Zemrat tona janë me familjet e të humburve dhe të gjithë ata që janë prekur nga kjo tragjedi,” tha në një deklaratë Frank Florio, komandant i Sektorit të Rojës Bregdetare në Majami.