BallinaLajmeVdes edhe personi i tretë në aksidentin e Mramorit

Vdes edhe personi i tretë në aksidentin e Mramorit

Të ngjajshme

ZKM njofton: Kurti pranoi urime të shumta nga liderët për mandatin e ri

Kryeministri Albin Kurti ka pranuar “një mori urimesh” nga...

19-vjeçari shqiptar në Angli vdes në kantierin e ndërtimit, u rrëzua nga kati i 12

Një 19-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi ka rënë...

Macron – Kurtit: U takon t’i zbatoni angazhimet e marra në marrëveshjet e fundit me Serbinë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka dërguar kryeministrit...

Nuk përmbahet Enca, shfaqete ‘zjarr’ në postimin e fundit

Këngëtarja shqiptare Enca Haxhia ka ‘dridhur’ rrjetet sociale me...

Rritet numri i dyqaneve bosh në Gjenevë, alarm për ekonominë lokale

Numri i dyqaneve të zbrazëta në Gjenevë është rritur...

Tre persona kanë ndërruar jetë dhe katër person janë lënduar në aksidentin ku është përfshirë edhe eskorta e ambasadores turke në Kosovë, Kivilcim Kiliç.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Florije Ahmeti.

“Në ora 18:25 kemi pranuar informatën nga QKUK, se ka ndërruar jetë  një nga personat e lënduar ne aksidentin qe ndodhi sonte ne  fshatin Mramor”.

Policia ka konfirmuar për Gazetën Express se para një ore në aksidentin e rëndë që u përfshinë tri vetura kanë humbur jetën dy persona, katër të tjerë janë lënduar.

Aksidenti ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Gjilan, konkretisht në fshatin Mramor.

“Rreth ores 17:00 ne magjistralen Prishtine – Gjilan, saktesisht me fshatin Mramor, ka ndodhur nje aksident trafiku ku jane perfshire tri automjete. si pasoje e aksidentit lendime trupore kane pesuar 6 persona. Dy prej te cileve ne vendin e ngjarjes kane nderruar jete. Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekesor ne vendngjarje, nderkohe qe 4 personat e lenduar jane derguar per tretman mjekësor”, tha Ahmeti.

Në këtë aksident është përfshirë edhe eskorta e ambasadores turke në Kosovë, Kivilcim Kiliç. Mësohet se edhe ambasadorja ka marrë lëndime trupore dhe po trajtohet në QKUK.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz