BallinaSportVdes Davide Astori

Vdes Davide Astori

Të ngjajshme

Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

Së fundmi, në rrjetet sociale ka qarkulluar një lajm...

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Një lajm i zi ka tronditur Italinë, por edhe mbarë botën e futbollit mëngjesin e sotëm. Futbollisti italian Davide Astori, ka vdekur të dielën në moshën 31-vjeçare, transmeton Gazeta Express.

Klubi futbollistik Fiorentina njoftoi se kapiteni i tij Astori ka vdekur në gjumë, ndërsa shkaqet e vdekjes nuk dihen.

Qendërmbrojtësi, i cili më 7 janar festoi ditëlindjen e 31-të, ka regjistruar 14 paraqitje dhe një gol për kombëtaren e Italisë.

Sipas mediave në Udine, lojtari sot në mëngjes nuk është zgjuar në hotelin “La di Moret”, ku ishte stacionuar ekipi i Fiorentinës para ndeshjes së sotme me Udinezen.

“Fiorentina është thellësisht e tronditur dhe njofton se kapiteni Davide Astori ndërroi jetë”, thuhet në komunikatën e klubit të tij.

Vetëm dy javë më parë Astori u bë baba, shkruan Gazeta Express.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz