back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaDrenica +Drenica KulturëVdes aktori nga Skenderaj, anëtari i Trupës Artistike Ushtarake "Hamëz Jashari" ...

Vdes aktori nga Skenderaj, anëtari i Trupës Artistike Ushtarake “Hamëz Jashari” (FOTO)

Të ngjajshme

Kapet sasi e madhe e mbathjeve false, Dogana jep detaje

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës gjatë një kontrolli...

Vdes në Spitalin e Pejës i burgosuri T.Zh

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet të kemi mot stabil, me...

Ka ndërruar jetë aktori i madh nga Skenderaj Bilall Koci, i ndjeri pas vetes la një sërë rolesh që i luajti kryesisht në teatrin e qytetit të Skenderajt, shkruan Drenica Press.

Përveç si aktor, Bilall Koci ishte edhe regjisor i një serë dramash me tematikë nga historia e lavdishme e Drenicës, ndërsa gjatë luftës Bilall Koci ishte anëtar i Trupës Artistike Ushtarake “Hamëz Jashari”, ku së bashku me Dibran Fyllin dhe shumë aktorë të tjerë mbajtën gjallë artin dhe kulturën shqiptare, sidomos me dramat e tyre ngritën lartë moralin e atdhedashurisë.

Pas ndarjes nga jeta të aktori Bilall Kocit kanë reaguar edhe shokët e tij që ndanë kujtime emocionale ndër vite me të ndjerin Kocin, përcjellë Drenica Press.

Aktori Dibran Fylli ka kujtuar Bilall Kocin si njeri me vlera të larta njerëzore. Ai në një postim ndër të tjera thotë:” Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta e mikut, shokut, bashkëveprimtarit dhe anëtarit të Trupës Artistike Ushtarake “Hamëz Jashari” të UÇK-së Bilall Kocit. Miku im i çmuar Bilall, ti do të mbetesh i paharruar ne kujtimet e mia, ishe mbi të gjitha njeri me virtyte të larta, shembull i punës dhe dashurisë për artin në përgjithësi…
Ngushëllime familjes, farefisit dhe shoqërisë.”

Poashtu si një mësues të devotshem dhe aktor të madh e kujton edhe profesori nga Skenderaj, Nezir Bejta, duke e konsideruar Bilall Kocin si një aktor të madh dhe mësues që edukoi breza të tërë: “Vdiq mësuesi dhe aktori i madh, BILALL KOCI  – Lajmi për vdekjen e Bilall Kocit ishte i rëndë jo vetëm për familjen e tij, por edhe më gjerë, duke na lënë kështu në pikëllim të thellë.
E si mos të ishte pikëllim ky lajm kur ai ishte mësues që edukoi breza të tërë, ishte aktor e regjisor i dhjetra dramave e filmave në Teatrin e Qytetit të Skënderajt.
Bilall, Ti ike! Ike duke lënë pas vetës veprën tënde të madhe, shpirtin tëndë të pavdekshëm i cili do të përkujtohet për jetë e mot.
Shkove tek mësuesit e tu, shkove tek aktorët e mëdhenj për të cilët TI flisje me aq përkushtim.
Bilall, prehu i qetë! Ti s ke vdekur!”

Ndërsa për artin dhe kulturën në Skenderaj, ndarja nga jeta e Bilall Kocit është humbje e madhe./DRENICA PRESS/

Fotografia e Nezir Bejta

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz