Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Prishtinë.
Në lagjen “Arbëria”, një 42 vjeçar është gjetur pa shenja jete.
Bëhet e ditur se viktima është Mentor Palokaj, vëllai i reperit të njohur shqiptar Unikkatil.
Policia në raportin 24 orësh ka treguar se çka ka gjetur në banesën e viktimës.
“Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri si dhe substancë e dyshuar narkotike. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh transmeton Klankosova.tv
Lidhur me rastin, autoritetet i kanë nisur hetimet.
Rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen” dhe “Armëmbajtja pa leje dhe posedim i narkotikëve”.
- Advertisement -