back to top
Monday, October 20, 2025
BallinaLajmeVdekja e shtetases gjermane në Jazhnicë, operacioni i evakuimit zgjati 9 orë

Vdekja e shtetases gjermane në Jazhnicë, operacioni i evakuimit zgjati 9 orë

Të ngjajshme

PDK larg Vetëvendosjes për Asamblenë e Mitrovicës, 17% diferencë

Rezultatet e QKN-së dhe QNR-së për Asamblenë e Mitrovicës...

Kryeministri Kurti merr pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,...

​Trump: Nëse Hamasi e thyen armëpushimin do të shkatërrohet

“Nëse Hamasi e thyen armëpushimin, ai do të shkatërrohet.”...

Abazi: VV-ja i trokiti në derë AAK-së

Gjatë ditës së djeshme Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për...

Një shtetase gjermane ka humbur jetën pas një aksidenti malor në shkëmbinjtë e Liqenit të Jazhnicës.

Operacioni i kërkim-shpëtimit ka zgjatur 9 orë, duke përfshirë ekipe të Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Siç njofton ShKShMk në Facebook, aksidenti me fatalitet ndodhi ditën e djeshme, kur një grup bjeshkatarësh gjeti trupin e viktimës në afërsi të shtegut kryesor.

Viktima, me inicialet M.N., gjatë ecjes malore në mënyrë të vetmuar, dyshohet të ketë ngecur në shkëmbinj dhe të ketë pësuar fatalitet nga kushtet atmosferike, duke kaluar në hipotermi për shkak të pamundësisë për t’u ndihmuar dhe mungesës së mbulueshmërisë me rrjet telefonik.

“I shprehim ngushëllime të sinqerta familjarëve të viktimës”, shkruan tutje ShKShMk.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz