back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaLajmeLajmet e FunditVdekja e punëtorit boshnjak, pranga inxhinierit, në kërkim administratori e drejtuesi teknik!

Vdekja e punëtorit boshnjak, pranga inxhinierit, në kërkim administratori e drejtuesi teknik!

Të ngjajshme

Muslija asiston në fitoren e Dusseldorfit

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Florent Muslija ka bërë...

Mbappe “heroi” i Realit, i jep fitoren në frymën e fundit

Real Madridi mezi ka arritur të fitojë ndeshjen ndaj...

Dosja Jeffrey Epstein: Në një email përmendet edhe emri i Behgjet Pacollit

Dosja Jeffrey Epstein, ku mesazhet janë publikuar nga Departamenti...

Ja çfarë rasti ka humbur Mbappe

Po zhvillohet aktualisht ndeshja midis Real Madridit dhe Rayo...

Tiranë- Një punëtor 47-vjeçar me origjinë nga Bosnjë Hercegovina humbi jetën të shtunën në një kantier ndërtimi në Tiranë, rrugën “Brigada VIII”, në zonën e ish-Bllokut.

Sot, pas përfundimit të hetimeve paraprake, specialistët e Komisariatit nr. 2 në kryeqytet arrestuan Darjo Hoxhën, 32 vjeç, inxhinierin e firmës së ndërtimit “Nova Construction”, e cila është përgjegjëse për ndërtimin ku ngjarja e rëndë ndodhi.

Po ashtu, Policia e Komisariatit nr. 2 shpalli në kërkim administratorin e kompanisë, Enea Kaçi, 34 vjeç dhe drejtuesin teknik të punime, një 75-vjeçar, R.J. Ata janë nën akuzë për shkelje të rregullave mbrojtëse në punë dhe do të jetë Prokuroria e Tiranës, e cila do të vijojë më tej hetimet bashkë me Prokurorinë, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Ata dyshohen se si pasojë e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, ditën e djeshme, ka rënë nga lartësia e një pallati në ndërtim shtetasi i huaj V. N., 47 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën”, bëri me dije policia e kryeqytetit pas hetimeve paraprake

Të Fundit

Sport

ShowBiz