back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaLajmeVdekja e parë në Gjilan nga COVID 19, Lutfi Haziri thotë se...

Vdekja e parë në Gjilan nga COVID 19, Lutfi Haziri thotë se do të shtrëngohen masat

Të ngjajshme

Limaj: Me gjithë vullnetin tonë, koalicioni me PDK-në nuk u realizua

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, foli për arsyet...

Netanyahu u kërkon qeverive perëndimore të luftojnë antisemitizmin

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka kërkuar të martën që...

Messi ‘përshëndetet’ nga tigri në Indi

Lionel Messi vazhdoi edhe sot me turin e tij...

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka mbajtur një konferencë për media së bashku me Shtabin e Emergjencave pas shënimet të vdekjes së parë nga koronavirusi në këtë qytet.

Haziri ka thënë se si komunë do të vazhdojnë me masa shtrënguese për të parandaluar përhapjen e virusit.

Ai ka thënë se të dielën gjithçka do të jetë e mbyllur përveç furrave të bukës, raporton Gazeta Express.

“Të dielën gjithcka do të jetë e mbyllur pos furrave, do të vazhdojmë me masa shtrënguese. Çdo shërbim pa mjete mbrojtëse nënkupton mbyllje të bizenseve.Do të shkojmë në ulje drastike falë masave të ashpra që kemi ndërmarrë, nuk do të tolerohet askush. Nuk guxojmë me leju bartjen e virusit”, ka thënë Haziri.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të komunës që të mos e shfrytëzojnë vikendin për të dalur jashtë.

“Ju lus që të mos shfrytëzoni kohën e mirë dhe vikendin për të dalur me familje sepse do të përballoheni më të panjohurën”, është shprehur ai.

Haziri ka kërkuar nga Agjencioni për Menaxhimin e Pyjeve që të menaxhohet situata me zjarrëvënie pasi që deri tani ka pasur raste të zjarrëvënieve të qëllimshme në këtë komunë.

“Njëra prej problemeve është zjarret në pyje, ne e kemi gjetur motivin dhe rojet e pyjeve janë urdhëruar me zbatu sepse nëse na shtohen edhe zjarret pas thatësisë së ujit dhe pandemisë do të jetë tepër vështirë. Zjarrëvëniet janë të qëllimshme,”, ka thënë kryetari i Gjilanit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz