Me 9 maj të vitit të kaluar ndodhi një ngjarje tronditëse, ku dizajneri i njohur Festim Isufi u gjet i vdekur në banesën e tij në “Rrugën B”, në Prishtinë.
Në banesë me të gjatë kohës kur ndodhi rasti ishte edhe bashkëshortja e tij, Rina Maloku, e cila mori plagë po ashtu.
Isufi duhet theksuar se u gjet i vdekur më 9 maj në banesën e tij në Prishtinë dhe që nga ajo kohë ka pasur aludime të ndryshme, ndonëse jo zyrtare.
Vëllai i tij pretendoi po ashtu se në rastin është përfshirë edhe një person i tretë.
Shumë komente e vunë në dyshim Rina Malokun në lidhje me rastin, duke e vendosur në qendër të dyshimeve.
Në lidhje me këtë ka reaguar avokati i Malokut, Arianit Koci. Ai tha se rrethanat e vdekjes janë të natyrës personale dhe se klientja e tij nuk lidhet në asnjë formë me këtë rast.
Postimi i plotë: