back to top
Thursday, November 6, 2025
BallinaLajmeVdekja e 25-vjeçares nga Kosova, çka dihet deri tani?

Vdekja e 25-vjeçares nga Kosova, çka dihet deri tani?

Të ngjajshme

Policia sekuestron 7 qese me marihuanë në Lipjan

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmjen e së...

Prizren, një person dërgohet në spital pa shenja jete

Të mërkurën rreth orës 17:15 një person është dërguar...

Një 25-vjeçare nga Gjakova mbrëmë ka vdekur në Tetovë të Maqedonisë së Veriut.

Siç ka raportuar mediumi Alsat-M, viktima është S. D., e cila ishte studente e nivelit master.

Dyshohet se ajo ka rënë nga një objekt në ndërtim e sipër, ndërsa në vendin e ngjarjes thuhet se janë gjetur edhe barna. Organet e rendit janë në kërkim të personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në rast.

Klan Kosova ka dërguar pyetje në institucionet maqedonase, por deri më tani nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Rastin e ka konfirmuar edhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup, e cila përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet maqedonase.

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup është njoftuar para pak orësh nga Policia Rajonale e Tetovës se sot, rreth orës 18:00, në një lagje të këtij qyteti është gjetur pa shenja jete një shtetase e Republikës së Kosovës. Ambasada ka vendosur menjëherë kontakt me autoritetet relevante policore dhe po e ndjek nga afër zhvillimin e rastit”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Sipas raportimeve të mediave lokale, trupi i pajetë i 25-vjeçares, e cila dyshohet të ketë qenë studente në Tetovë – është gjetur nga kalimtarë të rastit, pas tregut të gjelbër të qytetit, rreth orës 19:00.

Dyshimet e para janë për vrasje, por nuk përjashtohen as pistat e tjera.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz