back to top
Saturday, December 13, 2025
BallinaLajmeVdekja e 17-vjeçarit në Sharrë, burg për përgjegjësin dhe punonjësit e firmës...

Vdekja e 17-vjeçarit në Sharrë, burg për përgjegjësin dhe punonjësit e firmës (Video)

Të ngjajshme

KQZ nesër nis dërgimin e fletëvotimeve për 58 mijë votues në diasporë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nesër do të fillojë dërgimin...

Kush i vë faj? Dolce do të donte Ledrin në festën e ditëlindjes së saj

Dolce, një nga banoret më të spikatura të këtij...

Albin Kurti e kall Cyryhun, flet për fitoren e tij spektakulare

Nga Agim Muhaxheri Cyryh – 13 dhjetor- Salla e madhe në...

Kurti falënderon mërgatën për pritjen në Zvicër: Përzemërsisht falënderues

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,...

Përgjegjësi i firmës “3K”, që punon në landfillin e Sharrës, Besnik Braha, përgjegjësi i turnit Dëfrim Hakrama dhe manovratori i ekskavatorit, Edmond Kallari do të hetohen nën masën e sigurisë “arrest me burg” për shkeljen e rregullave të sigurimit në punë, akuzë kjo e ngritur pasi në landifill u gjet i vdekur 17-vjeçari Ardit Gjoklaj.

Gjyqtarja Rexhina Merlika ka liruar përgjegjësin e punëtorëve, Bujar Dajën, duke caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” për të. Të katër këta persona, së bashku me administratorin e firmës, Adurim Teqja, që është në kërkim, akuzohen se duke shkelur rregullat e marrjes dhe sigurimit në punë i kanë shkaktuar vdekjen 17-vjeçarit Gjoklaj.

Asnjë nga të pandehurit që u paraqitën në gjykatë nuk e pranoi akuzën, ndërsa hetimet pritet të zbardhin këtë rast që ka tronditur opinionin publik, si për vdekjen, ashtu edhe për faktin e shfrytëzimit të minorenëve pa asnjë lloj kriteri në landfillet e mbetjeve urbane.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz