Vazhdon skandali, Kosova pjesë e Serbisë edhe në librat shkollorë në Shqipëri
BILLI

Lexo edheRinumërohen mbi 1000 kuti, ja si qëndron NISMA

Edhe sot ka vazhduar skandali me harta në Shqipëri ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë, raporton Gazeta Express.
Pasi që kryeministri Edi Rama publikoi një video në të cilën shihej në hartë Kosova si pjesë e Serbisë, sot gjatë ditës janë publikuar harta të librave shkollorë ku shteti i Kosovës shfaqet nën kufijtë e Serbisë.
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka shkruar në Facebook se sot gjatë ditës dikush i ka dërguar një foto të një librit ‘Qytetaria’ të klasës së 8, derisa, në të shihet Kosova si pjesë e Serbisë.

Këtë akt e ka quajtur tradhti kombëtare, Berisha, derisa ka publikuar fotografinë e librit.

Lexo edheRinumërohen mbi 1000 kuti, ja si qëndron NISMA
Ndryshe, ditë më parë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama publikoi një fotografi ku Kosova shihej si pjesë e Serbisë. I njëjti postim qëndroi në llogarinë e tij për më shumë se pesë orë, derisa u editua më vonë.