back to top
Wednesday, December 17, 2025
BallinaLajmeVazhdon skandali, kapen edhe 720 kg mish të prishur

Vazhdon skandali, kapen edhe 720 kg mish të prishur

Të ngjajshme

Kryeministri Kurti takoi Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Hargreaves

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,...

Rukiqi: Kosova ka nevojë për zhvillim REAL, jo improvizime dhe popullizem

Kosova ka nevojë për zhvillim REAL, jo improvizime dhe...

Prezantohet Rodgers te skuadra e Arabisë Saudite

Brendan Rodgers është prezantuar te klubi i tij i...

Pas Mitrovicës dhe Ferizaj, vendi i radhës ku inspektorët kanë gjetur sasi të mëdha të mishit të porishur, të gatshëm për tu hedhur në shitje është qyteti i Prizrenit.

720 kg i kanë konfiskuar inspektorët e Komunës së Prizrenit, ka bërë të ditur kryetari Mytaher Hskuka.

“Ispektorët komunalë fillimisht kanë vërejtur se mishi ka pësuar ndryshime organoleptike (ngjyra, shija dhe era e mishit janë tjetërsuar). Pas kontrollit të dokumentacionit është konstatuar se këtij mishi të importuar nga Holanda i kishte kaluar edhe afati. Mishi në sasi prej 720 kg. është konfiskuar menjëherë, ndërsa me ndihmën e kompanisë rajonale “Ekoregjioni”, gjatë ditës së sotme, është asgjesuar me mjete përkatëse kimike”, ka njoftuar Haskuka.

Dokumenti që tregon origjinë dhe datë e skadimit të mishit në Prizren

“Shëndeti i qytetarëve është në rend të parë. Nuk do të ketë tolerime ndaj asnjë kompanie që konsumatorëve u shet ushqim të prishur. Rasti i sotëm i është përcjellë Prokurorisë” ka shkruar tutje ai.

Skandali me mish e skaduar nisi ditë më parë, kur autoritetet e shtetit të Belgjikës njoftuan se kompani nga ky vend kishin eksportuar mish të dyshimtë drejt Kosovës.

Përpos kësaj, GazetaMetro, raportoi javën e kaluar se në Mitrovicë inspektorët gjetën mbi 1 mijë kg në dy dyane të njohura të shitjes së produkteve ushqimore me pakicë.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz