Sot do të mbahet seanca e radhës konstituive e Kuvendit.
Deputetët do të mblidhen në përpjekjen e 47-të për ta zgjedhur kryetarin dhe kryesinë e Kuvendit.
Propozimi për formimin e komisionit që do të organizonte votimin e fshehtë për kryetarin e Kuvendit nuk mori mbështetjen e mjaftueshme tash e 46-të herë me radhë.
Kjo vjen në kohën kur Gjykata Kushtetuese, me vendimin e saj, ka përcaktuar që Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditëve nga seanca e parë konstituive, pra deri më 26 korrik.
Pas përfundimit të seancës së 46-të, partitë e ish-opozitës qëndruan në sallë dhe u bënë thirrje Vetëvendosjes të reflektojë, duke kërkuar një zgjidhje konsensuale sa më parë.
Seanca nis nga ora 11:00./Indeksonline/