BallinaLajmeVazhdon ping-pongu Haradinaj - Mogherini, Qeveria i përgjigjet edhe një herë Brukselit

Vazhdon ping-pongu Haradinaj – Mogherini, Qeveria i përgjigjet edhe një herë Brukselit

Të ngjajshme

Sulmoi fizikisht bashkëshorten, arrestohet i dyshuari në Pejë

Një person është arrestuar në Pejë pasi i njëjti...

Tërmet në Greqi, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter...

Gjakovë: Zjarr në një banesë, ndërhyn policia dhe arreston të dyshuarin

Një shtëpi në Gjakovë është përfshirë nga zjarri në...

OVL e UÇK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka thirrur...

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka hyrë në një luftë me Kryeministrin Ramush Haradinaj. Në një letër që i ka dërguar sot Mogherini Haradinajt një ditë pas takimit që patën në Bruksel, i bën të qartë atij se merr parasysh rolin e Presidentit Thaçi, kornizë të vetme reale. Për Gazetën Express, Qeveria e Kosovës është përgjigjur rreth letrës së Përfaqësueses së Lartë.

Në qeverinë e Kosovës thonë se do të vazhdojnë të merren me dialog, bazuar me kompetencat që i ka, ndërsa, deklarojnë se edhe rolin i Presidentit do të jetë në bazë të asaj që ia mundëson kushtetuta.

“Qeveria e Kosovës ne baza të rregullta komunikon me Bashkimin Evropian. Ne jemi të përkushtuar për dialog. Bazuar ne kompetencat që ka, Qeveria është angazhuar me te gjitha kapacitetet e saja për një dialog konstruktiv dhe ne te njëjtën kohe respekton dhe mbështet Presidentin ne ketë proces, bazuar ne kompetencat e tija Kushtetuese”, ka thënë zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi.

Kjo përgjigje vjen pas intensifikimit të përplasjeve mes shefit të ekzekutivit dhe të ndërmjetësueses së dialogut.

Pasi kryeministri Haradinaj tha se përfaqësuesja e BE’së e ka humbur kredibilitetin e ndërmjetësueses, Mogherini ia ktheu sot një letër kreut të Qeverisë.

Aty i tregoi se rolin kryesor dhe të vetmin që e sheh Bashkimi Evropian si kornizë të vetme reale është presidenti Thaci.  

Ne e mirëpresim atë dhe e konsiderojmë si një input në kuadër të qëndrimeve të Kosovës që do të shprehen nga presidenti i saj në dialogun aktual, që përbën për BE-në kornizën e vetme reale për adresimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”.

Sipas asaj, që thuhet në letër, ekipi negociator i krijuar nga Qeveria dhe PSD’ja, numërohet veç si një ‘input’.

Ndërsa, Mogherini hakmarrjen nuk e ka lënë me kaq. Ajo në takimin me vendet e Ballkanit Perëndimor, ftoi të gjithë kryeministrat, ndërsa anashkaloi Ramush Haradinajn.

Në emër të Kosovës e ftoi Presidenti Thaci, ndërsa si përfaqesues i Serbisë në këtë takim është Aleksander Vuciq.

Haradinaj të hënën në takimin me përfaqësuesit e BE’së, kritikoi ndërmjetësimin e Mogherinit në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.

Kryeministri përmendi temën e shkëmbimit të territoreve që, sipas tij, ka dëmtuar kredibilitetin e ndërmjetësuesit.

“Megjithatë, njëzet vjet pas luftës, dhjetë vjet pas pavarësisë, dhe pesë vjet pas Marrëveshjes së Brukselit, realiteti është se, përparimi drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka qenë minimal, dhe në fakt tani ka dalur krejtësisht nga binarët, veçanërisht me diskutimin publik mbi idenë fatale të korrigjimit të kufirit dhe shkëmbimit të territorit; Ka dëmtuar seriozisht kredibilitetin e ndërmjetësuesit, dhe ka dëmtuar arritjet që kemi bërë në dialogun e ndërmjetësuar nga BE për më shumë se 7 vjet”, tha Haradinaj. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz