back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeVazhdon pagesa për polisat kufitare, kosovari që jeton në Austri detyrohet ta...

Vazhdon pagesa për polisat kufitare, kosovari që jeton në Austri detyrohet ta paguajë

Të ngjajshme

Lookman drejt largimit nga Atalanta, pritet t’i bashkohet gjigantit evropian

Ademola Lookman është afër largimit nga Atalanta. Sipas Fabrizio Romanos,...

City zyrtarizon një largim, e shet te skuadra rivale

Anësori norvegjez, Oscar Bobb, ka vendosur të largohet nga...

Këto janë përballjet e play-offit në Ligën e Evropës

Është hedhur shorti edhe në Ligën e Evropës. Sikurse në...

Mërgimtarët po vazhdojnë t’i paguajnë pagesat e polisave kufitare, shkruan Llapi.info

Kështu ka thënë për Llapi.info edhe një bashkatdhetar nga Podujeva, i cili jeton në Linz të Austrisë.

I njëjti ka dërguar edhe fotografinë ku shihet se pagesa është kryer sot, në vlerë të përgjithshme prej 15 eurove. Këtë pagesë ai e ka bërë nëpërmjet pikës kufitare në Merdare.

Ndërkohë, Qeveria Kurti pak para se të votohej qeveria e re mori vendim që të heqë shpenzimet për kartonin e gjelbërt për vitin 2020.

Tashmë ish-ministri i Financave, Besnik Bislimi si propozues i këtij vendimi tha se këtë po e bëjnë për t’i lehtësuar diasporës ardhjen në Kosovë.

Sipas tij, vizita e diasporës është e rëndësishme për Kosovën dhe për ekonominë e vendit.

Ende nuk dihet se a do të qëndrojë në fuqi vendimi i Qeverisë Kurti, që diasporës t’u hiqet pagesa e kartonit të gjelbërt./Llapi.info

Të Fundit

Sport

ShowBiz