Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi me postë jashtë Kosovës.
Në mesin e komunave ku po numërohen votat është edhe Skenderaj, ku tashmë janë publikuar rezultatet e deritanishme, transmeton IndeksOnline.
Sipas të dhënave nga numërimi i votave të diasporës, partitë politike kanë marrë këto rezultate në Skenderaj:
PDK – 176 vota
LVV – 50 vota
LDK – 82 vota
AAK – 5 vota
Procesi i numërimit po vijon pa ndërprerje, ndërsa pritet që rezultatet përfundimtare të konfirmohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në ditët në vijim./IndeksOnline/
- Advertisement -