BallinaLajmeVazhdon lirimi i pronave të uzurpuara, tash në Shkabaj të Prishtinës

Vazhdon lirimi i pronave të uzurpuara, tash në Shkabaj të Prishtinës

Të ngjajshme

Martohen Diola Dosti e Erolld Belegu?

Diola Dosti ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me...

Aksident trafiku në Suharekë, rrotullohet vetura

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Suharekë, në...

Izraeli miraton 827 milionë dollarë shtesë për blerje emergjente ushtarake

Kabineti izraelit ka vendosur të shpenzojë 827 milionë dollarë...

Nga 1 prilli, rriten qiratë për bizneset në Pallatin e Rinisë

Nga 1 prilli, qiramarrësit e lokaleve në Pallatin e...

Në vazhdën e lirimit të pronave të uzurpuara, Policia e Kosovës e ka zhvilluar aksionin e saj edhe gjatë ditës së sotme.Ky operacion rezultoi me sekuestrimin e përkohshëm të pronës së uzurpuar në fshatin Shkabaj  në Prishtinë.

“Policia e Kosovës sot me datë 07.07.2016, në vazhdën e angazhimeve për lirimin e pronave të uzurpuara, konkretisht në funksion të realizimit-zbatimit të  Urdhëreses  së Gjykatës Themelore në Prishtinë për sekuestrimin e përkohshëm të pronës së uzurpuar në fshatin Shkabaj  në Prishtinë ka realizuar planin operativ ,,Uzurpimet 3”, thuhet në njoftimin e Policisë, transmeton lajmi.net

Siç vlerëson Policia, gjatë realizimit të urdhëresës nuk është paraqit ndonjë pengesë, përderisa  objektet e sekuestruara janë shenjëzuar me njoftimin  se janë nën mbikëqyrjen e policisë.

 Ka kohë që Policia e Kosovës ka nisur t’i lirojë pronat e uzurpuara, por një veprim të tillë ende nuk e kanë realizuar në Mitrovicën e Veriut e që është dashur të bëhej me asistimin e AKP-së, edhe pse lajmi.net kishte dokumentin sipas të cilit një veprim i tillë ishte i paralajmëruar kohë më parë, por i njëjti nuk u realizua kurrë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz