BallinaVazhdon koalicioni qeverisës AKR-LDK në Mitrovicë

Vazhdon koalicioni qeverisës AKR-LDK në Mitrovicë

 

Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri dhe nënkryetari Safet Kamberi, kanë biseduar të hënën për çështje të ndryshme të funksionimit të pushtetit lokal, koalicionit qeverisës dhe detyrat prioritare në këtë fillimvit.
Kryetari Bahtiri dhe nënkryetari Kamberi, pasi kanë vlerësuar se në vitin 2014 qeverisja komunale ka qenë më e mirë që prej pas luftës e këndej dhe se çdo ka funksionuar mirë edhe sa i përket koalicionit qeverisës, kanë konkluduar se nuk ka asnjë arsye për ndërprerjen e këtij koalicioni qeverisës. Koalicioni qeverisës në Komunën e Mitrovicës, është ai ndërmjet AKR-së dhe LDK-së, si parti kryesore dhe AAK-së, KDTP-së dhe Iniciativa qytetare e Mitrovicës.
Kryetari Bahtiri dhe nënkryetari Kamberi kanë vlerësuar se disa shkrime në gazetat e përditshme dhe portalet e ndryshme kanë qenë të ekzagjeruara dhe nuk kanë të bëjnë me realitetin, pasi që për funksionimin sa më të mirë të koalicionit është biseduar, por nuk ka pas asnjë vendim për shkëputjen e koalicionit. Po ashtu, është konstatim i Kryetarit Bahtiri dhe nënkryetarit Kamberi, se është e drejtë e patjetërsueshme e kryetarit Bahtiri që të bëj ndryshime në kabinetin e tij, duke përfshi këtu edhe drejtorët për të cilët vlerësohet se nuk i kryejnë punët dhe përgjegjësitë e tyre ashtu si duhet.