back to top
Saturday, September 20, 2025
BallinaLajmeVazhdon aplikimi për vëzhgimin e zgjedhjeve, KQZ përgatit program për vëzhguesit ndërkombëtar

Vazhdon aplikimi për vëzhgimin e zgjedhjeve, KQZ përgatit program për vëzhguesit ndërkombëtar

Të ngjajshme

19-vjeçari që vdiq tragjikisht në Luksemburg, varroset të hënën në Dobërdol

Edonik Kastrati, 19-vjeçari që mbeti i vdekur si pasojë...

Si babai ashtu i biri, goli i Cristiano Jr që po bën xhiron e botës (VIDEO)

Shumë prindër shqetësohen për të ardhmen e fëmijëve të...

Besnik Osmani në traktor mes lakrave e patateve: Fushë Kosova përtej!

Kandidati për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës nga...

Me kostum prej dantelleje me perla, Cardi B shfaq barkun e rrumbullakosur

Në një intervistë të publikuar më parë, Cardi zbuloi...

Institucione të ndryshme që merren me organizimin e zgjedhjeve në shtetet e tyre, pritet të vijnë në Kosovë për të përcjellur nga afër procesin e Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.

Të njëjtit do të mund të vëzhgojnë nga afër jo vetëm procesin e votimit në ditën e zgjedhjeve më 12 tetor, por edhe aspektet e ndryshme organizative.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se lista e këtyre institucioneve të zgjedhjeve do të bëhet e ditur pasi të përfundojnë procedurat e akreditimit.

“KQZ është anëtar me të drejta të plota i Asociacionit të Zyrtarëve Zgjedhorë Botërorë (A-ËEB) dhe gjatë kësaj kohe ka ndërtuar marrëdhënie bashkëpunimi me institucione të shteteve të ndryshme që merren me organizimin e zgjedhjeve dhe me organizata të specializuara në fushën e zgjedhjeve. Në kuadër të këtyre bashkëpunimeve, kemi përgatitur një program të veçantë për vëzhguesit ndërkombëtarë, të cilët do të vizitojnë Republikën e Kosovës për të njohur nga afër sistemin tonë zgjedhor dhe për të vlerësuar praktikat tona zgjedhore”, tha Elezi.

Përfaqësuesit e këtyre institucioneve zgjedhore nuk do të jenë të vetmit që do të mund të vëzhgojnë Zgjedhjet Lokale, pasi KQZ është në pritje të aplikimeve të tjera.

“Është duke vazhduar periudha e aplikimit online për akreditimin e vëzhguesve dhe përfaqësuesve të mediave për monitorimin e Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvendet Komunale, që do të mbahen më 12 tetor 2025. Më 17 shtator është përmbyllur afati për 93 subjektet politike për të paraqitur kërkesat e tyre për akreditim të vëzhguesve. Deri më 27 shtator mbetet i hapur afati për OJQ-të vendore, organizatat qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare dhe përfaqësuesve të vendeve të huaja, ndërkaq afati i fundit për aplikim për mediat vendore dhe ndërkombëtare është data 7 tetor”, njoftoi Elezi.

Sipas KQZ, vëzhgimi i zgjedhjeve është thelbësor për forcimin e besimit të qytetarëve dhe të akterëve të tjerë në drejtësinë dhe transparencën e zgjedhjeve, duke siguruar që ato zhvillohen në përputhje me standardet më të larta demokratike.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz