back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaRegjionaleDrenasVazhdojnë sukseset e mësueses së shkollës “Rasim Kiçina”

Vazhdojnë sukseset e mësueses së shkollës “Rasim Kiçina”

Të ngjajshme

Njëra ndër fitueset e sivjetme të Kosovision Contest për vitin 2016/17 ishte edhe mësuesja e shkollës “Rasim Kicina”- Arbëresha Gashi Sejda me nxënësit e klasës së pestë.

Me projektin “Klasa e shek. XXI” së bashku me nxënës, ajo doli fitues në këtë garë me karakter shtetëror.

Falë punës së saj të palodhshme, bashkëpunimit me prindër dhe nxënës, shkolla “Rasim Kiçina” sot gëzon njërën ndër klasat më moderne.

Prej gjithsej 46 shkollave fituese në tërë Kosovën, dje në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, u klasifikuan 10 projektet më të mira të garës shtetërorë  Kosovosion Cotest .

Projekti “Klasa e shekullit 21” i mësueses Arbëreshë më nxënësit e klasës së saj, arriti të hyjë në top 10’shen e projekteve më të mira, të përzgjedhura nga komisioni i Kosovosion Cotest.

Mësuesja Arbëreshë së bashku me dy nxënës ishin të pranishëm në këtë ngjarje me karakter shtetëror.

Në një prononcim për drenicapress.info, ajo ka theksuar se ndihet tepër e lumtur që mundi i fëmijëve, i prindërve dhe i imi u shpërblye, duke u renditur në top 10’shen e projekteve më të mira.

Klasa e shekullit 21 sot ka pranuar vizitor nga më të ndryshëm si: Organizatën për të drejtat e fëmijëve, shkrimtarin Ali Qerimi etj. /Drenica Press/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz