Kompania Benita, e cila është punëkryese e projektit për zgjerimin e rrugës nacionale N9 Prishtinë–Pejë, ka njoftuar qytetarët se aktualisht janë duke u zhvilluar punime në segmentin Dollc–Zahaq, përkatësisht në Lotin 1 të këtij projekti.
Sipas njoftimit të kompanisë, për shkak të punimeve në zgjerimin e rrugës mund të ketë pengesa dhe ngadalësim të përkohshëm të komunikacionit në këtë pjesë të rrugës.
“Kërkojmë mirëkuptimin tuaj. Aktualisht jemi duke punuar në zgjerimin e rrugës nacionale N9 Prishtinë–Pejë, segmenti Dollc–Zahaq, Loti 1, prandaj mund të ketë pengesa dhe ngadalësim të komunikacionit në këtë segment”, thuhet në njoftimin e kompanisë.
Nga kompania Benita sh.p.k. kanë kërkuar ndjesë për shqetësimet e përkohshme që mund të shkaktohen gjatë realizimit të punimeve.
“Ju kërkojmë ndjesë për shqetësimet e përkohshme dhe ju falënderojmë për durimin dhe mirëkuptimin tuaj. Këto punime po bëhen për të përmirësuar sigurinë dhe cilësinë e rrugës për të gjithë qytetarët”, thuhet më tej në njoftim.