Vazhdojnë projektet në Veri, ja cila fabrikë do të ndërtohet në Zveçan
Drejtori i “Trepçës” në veri, Jovan Dimkiq, ka konfirmuar se fabrika për prodhimin e baterive dhe të akumulatorëve do të ndërtohet në Zveçan e jo në Leposaviq, siç ishte thënë pas vizitës së Vuçiqit në veri dhe premtimeve të tij për investime në komunat veriore. Fabrika do të prodhojë 700 mijë bateri e akumulatorë në vit, do të punësohen 203 njerëz, ndërsa do të investohen 13.9 milionë euro.
Një tjetër investim i madh i Serbisë në veri të Kosovës vjen pas atij 25-milionëshit për vendbanimin “Lugina e Diellit”.
Edhe projekti tjetër do të realizohet në Zveçan dhe ka të bëjë me ndërtimin e fabrikës për prodhimin e baterive dhe të akumulatorëve.

Lexo edheKomuna e Drenasit tregon arsyet pse la pa kyqje në kanalizim pesë shtëpi (VIDEO)
Drejtori i “Trepçës” në veri, Jovan Dimkiq, ka konfirmuar se fabrika për prodhimin e baterive dhe të akumulatorëve do të ndërtohet në Zveçan e jo në Leposaviq, siç ishte thënë pas vizitës së Vuçiqit në veri dhe premtimeve të tij për investime në komunat veriore.
Ai ka sqaruar se ka përfunduar studimi i realizimit të projektit dhe ai është në procesin e revizionit.














