Vazhdojnë polemikat, analisti amerikan i përgjigjet Grenellit për ndarjen e Kosovës

Emri i Edward Joseph, analist amerikan ishte më i përfoluri i ditës së sotme në mediat kosovare dhe ato serbe.
Shkas për këtë u bë një deklaratë e Joseph për Zërin e Amerikës, ku ai tha se “ndarja e Kosovës është diskutuar në takimin e Uashingtonit mes Thaçit e Vuçiqit”, shkruan lajmi.net.
Menjëherë pas kësaj deklarate pasuan reagimet e ashpra nga presidenti Thaçi si dhe vet i dërguari i SHBA-së për dialogun, Richard Grenell.
Grenell një deklaratë të tillë të Joseph e quajti “Fake News”, teksa Thaçi tha se kjo deklaratë është një plan fiktiv.
E nuk ka munguar as kundëropërgjigja nga Joseph. Ai përmes një postimi në Twitter ka thënë se marrëveshjet e Ballkanit të bazuara në të drejta kanë funksionuar, teksa ato të bazuara në territore nuk kanë funksionuar.

Lexo edheBesarta Jashari vjen me rrëfim rrëqethës në natën e zjarreve
Sipas tij, Kosova dhe Serbia mund ta arrijnë një marrëveshje që funksionon, dhe krejt çfarë duhet për këtë është lidership.
“Kjo është ajo që kemi mësuar. Marrëveshjet e Ballkanit të bazuara në të drejta, si ajo e Prespës dhe Ohrit, funksionojnë ; ato të bazuara në territore si e Dejtonit, nuk funksionojnë. Kosova dhe Serbia mund ta kenë një marrëveshje që funksionon. Krejt çka duhet është lidership”, ka shkruar ai. /Lajmi.net/















