back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeVazhdojnë kërkimet për policët e humbur

Vazhdojnë kërkimet për policët e humbur

Të ngjajshme

Murati tregon shumën e kursimeve të qytetarëve nëpër bankat komerciale

Ministri në detyrë i Fiancave, Punës dhe Transfereve, Hekuran...

A do të marrë pjesë Izraeli në “Eurovision 2026”?

Organizatorët e Festivalit të Këngës në Eurovision, galaja e muzikës...

Fadil Fazliu kërkon lirimin nga paraburgimi, ofron 40 mijë euro garanci

Fadil Fazliu i akuzuar për pengim të drejtësisë nga...

Astronauti rus dëbohet nga programi i SpaceX, dyshohet për spiunazh

Roscosmos njoftoi se Oleg Artemyev është tërhequr nga misioni...

Derisa dje kanë përfunduar pa sukses kërkimet për gjetjen e dy policëve të Kosovës, sot ato do të vazhdojnë me shpresë se do të zbardhet fati i tyre.

Malsor Shemsedin Dashi dhe Armend Mifail Trena janë zhdukur që nga mbrëmja e së shtunës në rrugën Hani i Elezit-Kaçanik.Policia e Kosovës thotë se për shkaqe ende të panjohura, vetura në të cilën gjendeshin dy policët kishte humbur kontrollin dhe kishte dalë nga rruga, duke rënë nga një lartësi në  rrjedhën e lumit Lepenc.Vetura është nxjerrë  nga lumi, ndërkohë që dje gjatë ditës janë bërë kërkime nga FSK-ja, njësitë për kërkim-shpëtim dhe banorët e komunave Hani i Elezit dhe Kaçanik.

Lidhur me këtë rast kryeministri Ramush Haradinaj ka pasur një takim me ministrin e Brendshëm Bejtush Gashi, UD e drejtorit të Policisë së Kosovës, Naim Rexha, nga të cilët ka marrë raportin për ecurinë e deritashme të kërkimeve, si dhe procedurat e mëtejme për këtë ngjarje.Kryeministrit Haradinaj nuk i ka mjaftuar vetëm ky takim për të marrë informacione mbi rastin e dy policëve aktualisht të zhdukur, por ai ka dalë edhe në vendin e ngjarjes, ku ka thënë se pavarësisht gjendjes së rëndë, ende nuk duhet menduar se ka ndodhur më e keqja.

Madje, ai ka paralajmëruar se do t’i telefonojë edhe homologut të tij maqedonas, Zoran Zaev për të vazhduar kërkimet edhe në anën e territorit të Maqedonisë, ndonëse kanë mbetur edhe dy kilometra për të vazhduar kërkimet brenda Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz