BallinaRegjionaleVazhdojnë investimet e Komunës së Skenderajt në hapësirat publike brenda qytetit të...

Vazhdojnë investimet e Komunës së Skenderajt në hapësirat publike brenda qytetit të Skenderajt

Të ngjajshme

Isaksen i ‘shuan’ ëndrrat e Milanit për Scudetto

Ëndrra e Milanit për titull u shua shpejt, pasi...

Lazio i prish punë Milanit, e mposht në “Olimpico”

Në kuadër të javës së 29-të të Serie A,...

“makazze” shpallet lojtari i turneut, pas triumfit të madh në ESL Pro League me NaVi

Përpos trofeut, ylli kosovar Drin “makazze” Shaqiri është shpallur...

“Nuk flas me nënën prej 8 vitesh”, reagon e ëma e banores

Gjatë prime-it të mbremjes se kaluar, modelja 22-vjecare Nikol...

Hapësirat publike pranë objektit të banimit kolektiv në qendër të Skenderajt që njihet si objketi i Moravës së Binqës, si dhe rruga që kalonë në këtë pjesë të qytetit shumë shpejt do të rregullohen.

Kërkesë e kahmotshme e banorëve të objekteve të banimit kolektiv Morava e Binqës, ka qenë rregullimi i hapësirës përrreth këtij objekti dhe rruga që kalon nga ky objekt deri tek tregu i gjelbërt.

Duke respektuar nevojat e këtyre banorëve Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura me bashkëpunëtorë, sot e ka vizituar këtë pjesë të qytetit të Skenderajt.  Ai më këtë rast u ka dhënë një lajm të mirë bonorëve të këtushëm, duke i siguruar se nga java e ardhshme do të nisë rregullimi i hapësirës publike në këtë pjesë të qytetit, si dhe rruga që kalon përmes kësaj hapësire deri tek tregu i ri.

Nënkryetari Nura ka theksuar poashtu se Komuna do të intervenojë në krijimin e kushteve më të mira për jetë të banorëve të kësaj zone, pasi do të punohet në krijimin e mundësive për parkinjgje dhe për lehtësim të qarkullimit në këtë hapësirë publike. Ai po ashtu ka kërkuar nga banorët që ta ruajnë hapësirën publike aq shumë të nevojshme për vetë qytetarët që jetojnë në objekte të banimit kolektiv.

Komuna e Skenderajt përveç projekteve të mëdha që po realizon kudo nëpër vendbanimet në Skenderaj, po realizon edhe projekte të rëndësishme brenda qytetit të cilat Skenderajt po i   japin një pamje të re, ndërsa qytetarëve po ua lehtësojnë jetën. Në fokus të investimeve komunale janë hapësirat përrreth objekteve të banimit kolektiv. Javë më parë është rregulluar hapësira pranë objketeve banesore në Lagjen 1, kurse nga java e ardhshme do të nisin punimet edhe në hapësirën pranë Çerdhës së fëmijëve, përkatësisht pranë objektit që në Skenderaj njihet si Morava e Binqës.

Displaying IMG_5038.JPG

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz