back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaRegjionaleSkenderajVazhdojnë aksionet për eleminimin e deponive ilegale të mbeturinave në Skenderaj

Vazhdojnë aksionet për eleminimin e deponive ilegale të mbeturinave në Skenderaj

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka thënë se po bëjnë aksione të vazhdueshme për eliminimin e deponive ilegale të mbeturinave, për të krijuar një mjedis të pastër për të gjithë.

Përmes një postimi në Facebook, Jashari tha se Drejtoria e Shërbimeve Publike pas eliminimit të 106 deponive ilegale muaj më parë, gjatë javës së kaluar ka larguar edhe 2 deponi të tjera.

“Të dashur qytetarë, kërkoj nga të gjithë ju që të mbrojmë mjedisin dhe kështu të dëshmojmë që ne e duam vendin tonë, atdheun tonë, për të cilin u sakrifikuan gjenerata të tëra. Jemi në rrugë të mbarë, së bashku për të ndërtuar një qytet të zhvilluar dhe të pastër, një komunë që kujdeset për natyrën, sepse duke u kujdesur për natyrën, ne kujdesemi për shëndetin tonë. Aplikimi i gjobave kundër atyre që ndotin mjedisin nuk është dëshirë e jona, por nganjëherë mjet i domosdoshëm i vetëdijesimit qytetar. Andaj, të dashur qytetarë, mos hidhni mbeturina jashtë vendeve të caktuara dhe lajmëroni tek organet komunale të gjithë ata që ndotin mjedisin. Bashkë për Skenderajn tonë”, ka shkruar ai.

Të Fundit

Sport

ShowBiz