back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeVazhdohen shtesat për pensionistët e familjet me asistencë sociale deri në fund...

Vazhdohen shtesat për pensionistët e familjet me asistencë sociale deri në fund të vitit

Të ngjajshme

Denigrimi karshi Malit/ BBVA penalizon Rogertin

Rogert Sterkaj do të jetë në nominim në Big...

Aston Villa e zyrtarizon ish-sulmuesin e Chelseas dhe Milanit

Aston Villa ka zyrtarizuar transferimin e Tammy Abraham. Sulmuesi anglez...

Po kërkohej nga INTERPOL, Policia arreston në Prishtinë një të dyshuar për trafik narkotikësh

Policia e Kosovës, përkatësisht zyrtarët policorë nga Drejtoria për...

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të vazhdojë mbështetjen me shtesa për pensionistët dhe familjet me asistencë sociale deri në fund të vitit, me masën që është në fuqi qe disa muaj.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, në prezantimin e kësaj pike ka thënë se do të vazhdojë të vlejë pagesa shtesë prej 30 për qind mbi shumën mujore për përfituesit e skemës sociale dhe se do të vazhdojë shtesa për pensionistët që kanë marrë pension në vlera dyshifrore të mos marrin më pak se 100 euro në muaj.

“Këtë e bëjmë me synim të krijimit të një shoqërie të barabartë. E konsiderojmë të veçantë ashtu që të paguhen shtesat për periudhën deri në fund të vitit 2021”, ka thënë Murati.

Qeveria po ashtu ka miratuar ndarjen e pesë milionë eurove për subvencionimin për polisën kufitare për mërgimtarët, për sivjet.

Të Fundit

Sport

ShowBiz