BallinaLajmeVATRA kërkon përfaqësues të Luginës në dialogun e Brukselit

VATRA kërkon përfaqësues të Luginës në dialogun e Brukselit

Të ngjajshme

Wirtz: Të gjithë duam të sjellim Kupën e Botës në shtëpi

Florian Wirtz ka shprehur dëshirën që të fitojë Kupën...

Anija luftarake amerikane ankorohet në Kroaci për riparime, gati 200 marinarë morën trajtim mjekësor

Anija luftarake “USS Gerald R. Ford”, transportuesi i avionëve...

Një dashuri dhe shtatë faje

Shkruan: Ag Apolloni Para tetë vjetësh, akademikët e ASHAK-ut e...

Goditje për Anglinë, 8 lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen ndaj Japonisë

Kombëtarja e Anglisë do të zhvillojë një tjetër ndeshje...

Lëvizja”Vatra” po kërkon që të këtë përfaqësues të Luginës në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, që do të mbahet në Bruksel. Sipas Kryetarit të “Vatrës”, Kushtrim Kadriu vetëm në këtë mënyrë do të përfaqësoheshin denjësisht kërkesat e Luginës, shkruan Gazeta Express.

Në debatin për shkëmbimin e territoreve, ide kjo që është dhënë nga Presidenti i Kosovës,Hashim Thaçi është përfshirë edhe Lëvizja “Vatra”.

Edhe Vatra po kërkon që në dialogun e Brukselit të ketë përfaqësues të Luginës.

“Duke e parë insistimin e Presidentit të Kosovës, z. Hashim Thaçi, që të fus në agjendën e bisedimeve me Serbinë, çështjen e pazgjidhur të shqiptarëve të Kosovës Lindore, gjegjësisht propozimin e tij për bashkim të saj me Republikën e Kosovës, Lëvizja Qytetare Vatra propozon që të përfshihen në ekipin negociator përfaqësues nga Kosova Lindore”, kështu shprehet, Kushtirm Kadriu, kreu i “Vatrës”.

Sipas të Kadriut,  pjesëmarrja e tyre do të ishte jetike, pasi që i dinë mirë rrethanat politike e ekonomike të Kosovës Lindore dhe mbi të gjitha ata janë përfaqësues legjitim të dalë nga vota popullore e asaj pjese shqiptare dhe do të mund të përfaqësonin më denjësisht interesat e tyre.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz