back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeVasfije Krasniqi fiton çmimin “Kim Bok-Dong” për paqe (VIDEO)

Vasfije Krasniqi fiton çmimin “Kim Bok-Dong” për paqe (VIDEO)

Të ngjajshme

Urimi romantik i çiftit të njohur futbollistik, “Lira” dhe Enisi

Çifti i njohur futbollistik, Fatmire “Lira” Alushi dhe Enis Alushi, kanë prekur...

Ky është personi i dyshuar për plagosjen në Pejë

Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur...

U rrah keq nga Joshua, Jake Paul bën një postim me para pasi doli nga spitali

Boksieri amerikan dhe YouTuber-i i njohur Jake Paul shkaktoi...

Kirurgu i njohur publikisht përkrahë Ramush Haradinajn

Kirurgu i mirënjohur kosovar, Rame Alaj, ka shpallur publikisht...
- Advertisement -

Vasfije Krasniqi Goodman, aktiviste e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës-QKRMT, e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë është fituese e Çmimit Kim Bok-dong për paqe.

- Advertisement -

Këshilli Korean për Drejtësinë dhe Përkujtimin për Çështjen e Skllavërisë Seksuale Ushtarake nga Japonia (Këshilli Korean) ka zgjedhur Vasfijen për këtë çmim për vitin 2019.

Ky çmim nderon individët apo organizatat që kanë qenë të angazhuar në lëvizje për të zgjidhur çështjen e dhunës seksuale gjatë luftës dhe për të siguruar të drejtat e njeriut të grave në konfliktet e armatosura anembanë botës.

Kujtojmë që, Vasfija ishte personi i parë që ndau publikisht historinë dhe traumën e saj të dhunës seksuale që kishte përjetuar gjatë luftës në Kosovë. Më pastaj u bë zëi fuqishëm i fushatës ‘Bëhu Zëri Im’ – në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës, dhe përpjekjet e palodhshme të saj në luftimin e stigmatizimit që rrethon këtë kategori shoqërore.

Pos që ka përfaqësuar zërin e të mbijetuarve të dhunës seksuale, nga koha e luftës në Kosovë, nëpër shumë konferenca, forume dhe simpoziume ndërkombëtare, Vasfija ka dhënë dëshmitë e saj edhe para Këshillit për të Drejtat e Njeriut të OKB-së, dhe së fundmi para Kongresit Amerikan, transmeton Klan Kosova.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz