back to top
Thursday, August 14, 2025
BallinaLajmeVarroset sot në Fortesë të Rahovecit 4-vjeçari që u godit për vdekje...

Varroset sot në Fortesë të Rahovecit 4-vjeçari që u godit për vdekje nga një automjet në Zvicër

Të ngjajshme

Katërvjeçari Lean Popaj, i cili vdiq të hënën pasi u godit nga një veturë në Zvicër, do të varroset sot në Kosovë.

Fshati Fortesë i Rahovecit njoftoi se ai do të varroset në vendin prej nga vjen familja e tij.

“Ceremonia e varrimit do të mbahet sot, më 14 gusht 2025, në ora 13:00, në varrezat e fshatit Fortesë”, thuhet në njoftim.

“Shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Popaj, duke u lutur që Zoti t’u japë forcë e durim për të përballuar këtë dhimbje të rëndë. U prehtë në paqe engjëlli i vogël!”, thuhet në postimin e publikuar në faqen e fshatit në Facebook.

Vogëlushi vdiq si pasojë e një aksidenti trafiku që ndodhi pak para orës 19:00 të së hënës në rrugën Stahlstrasse, në St. Gallen të Zvicrës. Një 44-vjeçar gjerman, duke drejtuar furgonin e tij të bardhë Mercedes drejt Zürcher Strasse, në zonën e Feldbachstrasse, e përplasi 4-vjeçarin nga Kosova, shtetas austriak, në një zonë banimi me kufizim shpejtësie prej 30 km/orë, siç kanë shkruar mediat në Zvicër.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz