back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeVarroset polici që vrau veten – familja dhe kolegët, të tronditur (Video)

Varroset polici që vrau veten – familja dhe kolegët, të tronditur (Video)

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

Deri dje shërbente si polic në stacionin policor në Gjilan. Kurse sot, në muret e këtij objekti është vendosur njoftimi për vdekjen e Bekim Ismaili i cili vrau vetën në një kafiteri të Gjilanit.

Nga ky veprim i Ismajlit janë të habitur edhe vetë kolegët e tij. Ata thonë për T7 se nuk kishin vërejtur diçka të pazakonshme tek ai.

Dëshmitarët në vendin e ngjarjes thonë se nuk kanë ndier ndonjë krismë, dhe gjithçka kanë kuptuar pak minuta pasi që zyrtari policor kreu vetëvrasjen.

Nga ana tjetër, Pronarët e lokalit ku polici ka vrarë veten nuk kanë pranuar të flasin për këtë rast të ndjeshëm.

E ky veprim i Ismajlit padyshim që më së shumti i ka mërzitur familjarët e tij, të cilët gjatë gjithë ditës kanë përcjellur njerëz për ngushëllime.

Prapa kameras, ata kanë thënë se nuk e dinë arsyen që e shtyu atë të kryente vetëvrasje, duke  vlerësuar se po ndiejnë dhimbje të madhe me largimin e tij nga jeta.

Ismajli që la pas vetës tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë është varrosur pasdite në varrezat e qytetit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz