back to top
Friday, September 19, 2025
BallinaLajmeValon Syla ironizon deklaratën e Kurtit për SHBA-të: Bombën atomike e ka...

Valon Syla ironizon deklaratën e Kurtit për SHBA-të: Bombën atomike e ka në Taslixhe, dallim i madh me Trumpin

Të ngjajshme

Edon Zhegrova pritet të debutojë si titullar në Serie A ndaj Veronës

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, është shumë...

Trondit ish-banori i BB: Jam abuzuar për 7 vite nga fqinji

“Në moshë të vogël, kam qenë viktimë e një...

Ellek në protestën në Mitrovicë të Veriut: Shëndetësia dhe arsimi janë vija të kuqe

Para Qendrës Klinike në Mitrovicë të Veriut, të premten...

Analisti Valon Syla ka reaguar me ironi pas deklaratës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili sot tha se Kosova nuk është prishur me Amerikën, por ka disa dallime, transmeton lajmi.net.

Syla, përmes një postimi në Facebook, ka komentuar me tone sarkastike:

“Qysh paska thonë Kurti, s’jemi të prishur me Amerikën por kemi dallime… Natyrisht se ka dallime, se bombën atomike e ka në Taslixhe dhe Albulenën dhe Sveçlën përkrah – është dallim tepër i madh me Trumpin.”

Duke aluduar në përkrahësit më të afërt të Kurtit dhe mungesën e mbështetjes ndërkombëtare, Syla shton:

“S’pe kupton që e kanë leçit për shtune e 700 vjet.”

Këto komente vijnë pas pezullimit të dialogut strategjik nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendim që ka shkaktuar debat të gjerë publik dhe politik në Kosovë. Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka tentuar ta paraqesë situatën si një keqkuptim apo dallim politik./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz