Valon Berisha largohet nga LASK Linz, transferohet në Zvicër

Valon Berisha ka përfunduar aventurën në Austri, te skuadra e Lask Linz.
Mesfushori kosovar karrierën do ta vazhdoj në kampionatin Zviceram, ku do të bashkohet me FC Zürich, shkruan IndeksOnline.
Largimin e 33-vjeçarit e ka konfirmuar edhe LASK Linz p♪7rmes një komunikate zyratre.
Berisha iu bashkua LASK-ut në dimrin e vitit 2024 dhe bëri gjithsej 59 paraqitje zyrtare gjatë dy viteve. Gjatë kësaj periudhe, mesfushori regjistroi shtatë asiste dhe gjashtë gola, dy prej të cilave i shënoi në fazën e ligës së Ligës së Konferencës UEFA kundër Djurgardens IF dhe FK Borac Banja Luka.

Lexo edheS’e duron më Tottenhami, shkarkohet trajneri danez
Këtë sezon, Berisha bëri dhjetë paraqitje në ligë dhe dy të tjera në Kupën e Austrisë. Me ekipin kombëtar të Kosovës, veterani ka mundësinë të kualifikohet për në finalet e Kupës së Botës 2026 në SHBA, Kanada dhe Meksikë nëpërmjet playoff-eve në mars. Tani, 33-vjeçari po i bashkohet FC Zürich, aktualisht i nënti në Superligën Zvicerane. /IndeksOnline/














