Vallëzuan para selisë së FSB-së, Rusia arreston dy turistë amerikanë e një izraelit
dp

Lexo edheRaporti i Binance për tregun e kriptovalutave në 2025: Çfarë e karakterizoi gjysmën e parë të vitit?

Policia në Shën Petersburg ka arrestuar një grup turistësh të huaj pasi ata kanë vallëzuar dhe kanë bërë foto pranë selisë lokale të Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë (FSB).
Sipas medias lokale Fontanka, The Moskow Times raporton se mes të arrestuarve janë dy shtetas amerikanë, një izraelit dhe një vendas i Shën Petersburgut.
Fontanka ka njoftuar se grupi po ecte pranë Sinagogës së Madhe Korale kur ndaloi për të kërcyer pranë ndërtesës së FSB-së në rrugën Liteyny Prospekt. Policia thuhet se i ka përshkruar turistët si “me sjellje agresive” pasi oficerët iu ishin afruar atyre për shkak të fotografimit të ndërtesës.

Lexo edheRaporti i Binance për tregun e kriptovalutave në 2025: Çfarë e karakterizoi gjysmën e parë të vitit?
Në raportin policor thuhej se të arrestuarit ishin proceduar për shqetësim të rendit publik dhe janë vendosur në paraburgim të përkohshëm, ndërsa deri më tani nuk ka pasur konfirmim zyrtar për arrestimet.
Selia e FSB-së në Shën Petersburg ndodhet pranë disa vendeve të njohura turistike, përfshirë brigjet e lumit Neva, Kopshtin e Verës dhe Kalasë së Shën Mikelit.