Valdete Idrizi e PDK’së kundër emërimit të Hoxhiq ministre

Ish-aktivistja e shoqërisë civile nga Mitrovica, Valdete Idrizi, që tani është pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës, ka shprehur shqetësimin e saj për emërimin që Kryeministri Ramush Haradinaj ia ka bërë Adriana Hoxhiqit si Ministre e Adminsitrimit të Pushtetit Lokal.
Në një status në Facebook, Idrizi ka thënë se me emërimin e saj rrezikohet të vuloset skenari i ndarjes së Kosovës.
Madje, Idrizi ka thënë se shqiptarët në Mitrovicë e dinë për pozicionin që tani Ministrja Hoxhiq ka mbajtur karshi shqiptarëve.
Lexo edheBombë afër shtëpisë së një afaristi në veri të Mitrovicës
“Është inkurajuese kur një grua merr rol si Ministre në Qeverinë e Kosovës, por emërimi i Adriana Hoxhiq si Ministre e Administrimit dhe Pushtetit Lokal pikërisht tani është një lajm shqetësues. Në kohën kur flitet për ndarjen e Mitrovicës dhe të Kosovës, me këtë vendim të Kryeministrit Ramush Haradinaj fuqizohen edhe më tutje lidhjet me Beogradin dhe rrezikohet të vuloset skenari i ndarjes. Ne në Mitrovicë, të gjithë e dimë pozicionin që Hoxhiq ka mbajtur ndaj shqiptarëve të kësaj ane dhe angazhimin e saj kundër tyre”, ka shkruar ajo.














