BallinaLajmeVajza e Kryeprokurorit punësohet në Supreme, “shkel” të gjithë konkurrentët

Vajza e Kryeprokurorit punësohet në Supreme, “shkel” të gjithë konkurrentët

Të ngjajshme

Sekuestrohet municion luftarak dhe tritol në Vlorë, në pranga 35-vjeçari

Policia e Vlorës ka sekuestruar sot municion luftarak dhe...

​Tre persona ndalohen për kalim ilegal të kufirit në veri të Kosovës

Policia e Kosovës ka ndaluar tre persona në raste...

Italianët votojnë në referendumin për reformën në drejtësi

Italianët të dielën nisën votimin në referendumin dyditor për...

“Po ecim me shpejtësi”, Rama për çmimin e naftës: E mbajmë nën kontroll orë pas ore

Kryeministri shqiptar Edi Rama, në Podcastin “Flasim” foli për...

“Mungesa e konsensusit politik po bllokon zgjidhjen e çështjes së presidentit”

Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës i dërguar...

Vendi i punës ‘zyrtar ligjor’ në Gjykatën Supreme të Kosovës ka nxitur interesim për dhjetëra juristë kosovarë, por ai ka arritur të fitohet nga vajza e posadiplomuar e Aleksandër Lumezit, Kryeprokuror i Shtetit.

Gazeta Metro ka mësuar se Nita Lumezi nga e katërta në listën e ngushtë prej 24 emrave që ishin ftuar për intervistë me shkrim, ka arritur të dalë e para dhe të fitojë vendin e vetëm të punës si ‘zyrtare ligjore’ në Gjykatën Supreme, të shpallur në konkursin në fjalë.

Një prej kandidatëve që gjithashtu ka qenë pjesë e listës së ngushtë prej 24 konkurentëve, ka thënë për Gazeta Metro, se në momentin kur kanë kuptuar se në listë është edhe vajza e Kryeprokurorit, kanë qenë të bindur se ajo do të arrijë ta marrë këtë vend të vetëm të punës, si zyrtare ligjore.

Gazeta ka siguruar edhe përgjigjen që Zyra e Personelit u ka dërguar 24 kandidatëve e listës së ngushtë që kishin hyrë intervistë për këtë vend pune. Aty ata njoftohen se këtë vend pune e ka fituar Nita Lumezi.

“Ju njoftojmë, lidhur me konkursin nr. 05/2018 për pozitën : zyrtar ligjor në Gjykatën Supreme dhe për intervistën e mbajtur me datën 04.05.2018. Ju informojmë se pas përfundimit të vlerësimit të kandidatëve për vendin e punës : zyrtar ligjor në Gjykatën Supreme, për këtë pozitë është përzgjedhur : Emri dhe mbiemri:Nita Limezi Piket e përgjithshme te fituara janë: 485.5 Me këtë rast ju falënderojmë për pjesëmarrje në konkurs duke ju dëshiruar fat dhe plot sukses në të ardhmen. Zyra e personelit”, thuhet në njoftimin dërguar me email atyre.

Vajza e Kryeprokurorit Lumezi, para se të fitonte këtë vend pune, kishte pasur privilegjin që rreth një vit e gjysmë më parë, si studente praktikën ta kryej hiç më pak se në Zyrën e Kryeministrit të atëhershëm, Isa Mustafa.

Mediat në atë kohë kishin raportuar për punësimin e vajzës së Kryeprokurorit në Kryeministri, dhe kabineti i kryeministrit Mustafa, ishte përgjigjur se Nita Lumezi, vajza e Kryeprokurorit të Shtetit, këtë angazhim e ka pasur në cilësinë e praktikantës pa pagesë.

“Studentja Nita Lumezi ka filluar praktikën pa pagesë më datë 24 tetor 2016, periudhë e cila ka përfunduar gjatë kësaj jave. Gjatë praktikës, ajo ka lëvizur në disa zyra në kuadër të ZKM-së”, thuhej në atë kohë në përgjigjen e Kryeministrisë dërguar mediave.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz