back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeVajza e Gani Gecit tensionon situatën në Kuvend, tregon pse nuk e...

Vajza e Gani Gecit tensionon situatën në Kuvend, tregon pse nuk e lë nënshkrimin aty ku është PDK’ja

Të ngjajshme

Melania Trump rrëfen jetën e saj private përmes një dokumentari

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump,...

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll

Besiktas gjeti marrëveshje me Interin për të afruar Kristjan...

AKU: Qumështi për foshnja Aptamil po tërhiqet urgjentisht nga tregu

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të enjte...

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

Deputetja e LDK-së, Marigona Geci ka bërë sqarim se pse e ka tërhequr nënshkrimin për mbajtjen e seancave të jashtëzakonshme për votimin e Rimëkëmbjes.

Ajo ka thënë se nuk dëshiron që t’ia bashkangjes nënshkrimin e saj iniciativës së PDK-së, shkruan Gazeta Express.

“Në emailin tim zyrtar dje më erdhi kërkesa zyrtare e PDK-së për seancën e jashtëzakonshme për Ligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike. Atëherë si rrjedh pyetja që unë e kam nënshkruar Nuk dua dhe nuk ja bashkangjes nënshkrimin tim iniciativës të PDK-së”, tha Geci.

Ajo akuzoi PDK-në, duke ua përmendur edhe ish-kryetarin e partisë, Kadri Veseli i cili gjendet në pargaburim në Hagë.

“Ju vuajtjet tona para disa ditësh na keni marrë si dobësi e si ligësi, por tani do t’ju tregojë që nuk jemi të dobët e as të ligë. Nënshkrimin tim e kam tërhequr nga iniciativa e PDK-së, sepse edhe më herët kam pasur informacione, por tani e di saktë nga një aktakuzë publike që ish-kryetari i partisë suaj është i dyshuar për vrasjet politike në Kosovën e pasluftës. Ju keni menduar që ne si familjarë të viktimave të dhunave politike që kanë ndodhur pas luftës nuk kemi guxim të flasim të vërtetën“, tha Geci, e cila iu ndalua fjala nga ndërhyrja e kryesueses së Kuvendit, Nagavci.

Të Fundit

Sport

ShowBiz