back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaJetëUthulla e mollës për uljen e glukozës në gjak

Uthulla e mollës për uljen e glukozës në gjak

Të ngjajshme

Serbia arreston 33-vjeçarin shqiptar, gjatë kontrollës në kufi iu gjet një flamur i UÇK-së

Mediet serbe raportojnë se policia në pikëkalimin Merdare ka...

Dalot e kalon Manchester Unitedin në epërsi ndaj West Hamit (VIDEO)

Manchester United ka kaluar në epërsi ndaj West Ham...

“Hajvan”, “njeri i Serbisë”, “hibridë” – Sharja, strategji e politikanëve për vota

Termat ofendues dhe denigrues, si “hajvan”, “njeri i Serbisë”,...

Bajqinovci për koalicionet: Pyetje një milionëshe, por besoj se VV do ta bëjë vetë qeverinë

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka folur rreth...

Prishtinë: Arrestohet 28-vjeçari – dyshohet për vjedhje

Policia e Kosovës ka vënë në pranga një person...

Uthulla e mollës ul oreksin, stimulon tretjen dhe djeg yndyrën. Megjithatë, studimet kanë treguar se uthulla e mollës ndikon në uljen e glukozës në gjak dhe kjo nuk është e papërfillshme.

Në një studim të botuar në Journal of Foods Functional, personat me nivele të ngritura të glukozës në gjak kanë pirë 1 lugë çaji uthull molle dy herë në ditë dhe ishin në gjendje të ulnin nivelin e glukozës së gjakut për afërsisht 9 për qind krahasuar me një grup tjetër kontrolli që nuk mori uthullën.

Uthulla e mollës prodhohet tradicionalisht nga lëngu i freskët i shtrydhur i mollës, i cili është lënë në ferment për disa javë në temperaturën e dhomës.

Produkti i përftuar përmban kalcium, magnez, hekur, fosfor, kalium dhe mangan, por përbërësi më i vlefshëm i marra nga molla është pektini, një lëndë ushqyese e tretshme në ujë që ka aftësinë për të lidhur ujin në sistemin e tretjes dhe në këtë mënyrë kontribuon në një ndjenjë të plotësisë dhe ngopje.

Pektini ngadalëson absorbimin e glukozës, i cili mban një nivel të qëndrueshëm të insulinës, andaj është e domosdoshme që uthulla e mollës të bëhet pjesë e dietës popullore të humbjes së peshës.

Nëse vendosni për konsumimin e përditshëm të uthullës së mollës gjithmonë duhet përzier me ujë. Çdo mëngjes duhet të hidhni në një gotë me ujë 2 deri 3 lugë të vogla uthulle molle dhe duhet pirë në stomak bosh. Në gotë mund të shtoni edhe 1-2 lugë të vogla me mjaltë./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz